Skuadrat shqiptare nuk dolën me rezultate të mira në Kampionatin e Malit të Zi.
Kampioni në fuqi, Deçiqi nga Tuzi, kthehet me një pikë, duke luajtur baras (0:0) me Petrovacin.
Ky barazim nuk i shkoi përshtati Deçiqit.
Nga ana tjetër, Otrant Olimpik nga Uliqini ka thelluar edhe më shumë krizën, pësoi humbje në udhëtim me rezultat 2:1 nga Arsenali i Tivatit.
Për vendasit shënuan Abdulsamed Abdulahi (39’), Nedjelko Koviniq (59’) dhe për skuadrën shqiptare Balsha Mrvaljeviq (90+2’).
Pas javës së 26-të Buduçnosti kryeson me 64 pikë, pasojnë Petrovac me 50, Sutjeska 37, Deçiqi 36, Mornari 36, Bokeli 34, Arsenali 32, Jedinstvo 27, Jezero 23 e Otrant Olimpik 20 pikë.