I pesti që eliminohet, kush po i vret bosët e mafies në Francë?

- Bota Sot

I pesti që eliminohet, kush po i vret bosët e mafies në Francë?

Vrasësit e prisnin në një rrugë të vogël në qytetin piktoresk të vjetër të Bastias. Kur një burrë doli nga dera pak para orës 08:00 të së shtunës, ata tërhoqën këmbëzën. U dëgjuan disa të shtëna dhe më pas një bos i mafies mbeti i vdekur.

Robert Moracchini 65 vjeç u qëllua për vdekje në trotuarin e Rue Commandant-Luce-de-Casabianca,  vetëm disa hapa larg stacionit të policisë lokale.

Prokuroria publike ka nisur hetimet për vrasje në lidhje me një organizatë kriminale. Gazeta lokale “ Corse Matin ” ishte e para që raportoi për të shtënat fatale.

Banda mafioze terrorizoi Korsikën

Viktima Robert Moracchini ishte një anëtar themelues i bandës famëkeqe të quajtur "Brise de mer" (Flladi i detit), i quajtur sipas një lokali ku u takuan mafiozët në Korsikë.  Për gati 30 vjet grupi dominoi krimin e organizuar në ishullin, i cili i përket Francës



Read it all at Bota Sot