Dortmund rikthehet te fitorja!

- Bota Sot

Dortmund rikthehet te fitorja!

Pas dy humbjeve rresht, Dortmund është kthyer te fitorja në kampionat. Verdhezinjtë kanë mposhtur Mainz 3-1 në “Signal Iduna Park”, ndeshje e vlefshme për javën e 27-të të Bundesligës.

Serinë e golave e hapi Maximilian Beier në minutën e 38-të pas asistit të Adeyemi. Emre Can shënon me kokë golin e dytë në minutën e 42-të pas krosimit të Schlotterbeck.

Beier shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Dortmund në minutën e 70-të.

Sulmuesi 22-vjeçar realizoi me kokë pas krosimit nga goditja e këndit nga i zakonshmi Schlotterbeck.

Miqtë shënuan golin e nderit me Paul Nebel në minutën e 76-të.

Pas kësaj fitoreje, Dortmund renditet në vendin e 10-të me 38 pikë, 4 pikë larg vendit të gjashtë, që të kualifikon për në Conference League dhe që aktualisht mbahet nga Leipzig. Pavarësisht humbjes së sotme, Mainz mbetet në vend të katërt, vend që të kualifikon në Champions League.



Read it all at Bota Sot