Interi ka marrë tre pikë të pritura në "San Siro”, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:1 Udineses.
Një fitore jo edhe aq e lehtë siç duket në horizont.
Vendasit avancuan me rezultat 2:0 duke iu falënderuar golave të Arnautoviqit (12) e Fratessit (29).
Solet (71) shënoi për Udinesen.
Interi kryeson me 67 pikë, ka një ndeshje e 6 pikë më shumë se Napolli në pozitën e dytë.