Skënderbeu ka triumfuar në shtëpi me përmbysje përballë Dinamos, në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Superiores.
Ndeshja e zhvilluar në Korçë, përfundoi 4-1 në favor të vendasve. Në përfundim të këtij dueli ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, autori i 3 golave, Saleh Nasr.
“Jemi të lumtur që marrim këto 3 pikë. Jemi të lumtur që fitojmë kundër një ekipi të madh si Dinamo me lojtarë të mirë. Gjithashtu jam i lumtur edhe për performancën time dhe 3 golat që shënova dhe ndihmova ekipin.
Në pjesën e parë kishim shanse, kishim e mundësi të tjera kur Yuri mund të pasonte te unë. Lojtarët e Dinamos janë shumë të mirë dhe nuk na lanë hapësira. Ajo penallti na dha shumë ndihmë”, tha Nasr.