Moti i keq në Bosnjë dhe Hercegovinë, situata ende kritike, qindra banesa të përmbytura

- Bota Sot

Moti i keq në Bosnjë dhe Hercegovinë, situata ende kritike, qindra banesa të përmbytura

Moti i keq ka përfshirë Bosnje dhe Hercegovinën Perëndimore. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar bllokim të rrugëve, si edhe rrëshqitje të dherave. Autoritetet kanë njoftuar se në zonën Banja Lukës është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Gjithashtu autoritetet thanë se është formuar një komision prej dhjetë ekipesh, i cili nga sot do të jetë në terren në të gjitha bashkësitë lokale dhe do të regjistrojë dëmet.

Ndërkohë më shumë se 800 objekte janë përmbytur në zonën e Prijedorit, ndërsa deri më tani zjarrfikësit dhe pjesëtarët e Mbrojtjes Civile kanë evakuuar 145 persona nga shtëpitë e përmbytura.

Në zonën e Prijedorit mbrëmë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa situata më e rëndë është në vendbanimet Gomjenicë dhe Tukovi.



Read it all at Bota Sot