Real Madridi raportohet se po planifikon një lëvizje sensacionale në verë për transferimin e kapitenit të Manchester United, Bruno Fernandes.
‘Djajtë e Kuq’ me gjasë do të duhet të fitojnë Ligën e Evropës në fund të këtij seyoni për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Pas 12 muajve të mjerueshëm, ekziston mundësia që Unitedi të përfundojë në pjesën e poshtme të tabelës për herë të parë në historinë e klubit.
Pavarësisht problemeve të tyre të përgjithshme, Fernandes mbetet një lojtar i dalluar dhe i rëndësishëm për planet e Ruben Amorim.
16 gola të realizuar nga mesfushori në të gjitha garat, ai tashmë ka mposhtur rekordin e tij nga tri sezonet e kaluara në Mançester dhe kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2027, me një opsion për ta vazhduar atë edhe për 12 muaj të tjerë.
Është e qartë se Unitedi nuk po synon shitjen e liderit të tyre, por situata mund të ndryshojë nëse nuk sigurojnë Evropën në sezonin 2025/2026 dhe Real Madridi po e përcjellë këtë situatë me interesim të madh.
Sipas një raportimi nga Daily Star, drejtuesit e klubit madrilen kanë dërguar skautë në çdo ndeshje të Unitedit si vendas dhe mysafir në javët e fundit, për të përpiluar një pamje më të qartë për 30-vjeçarin.
Hierarkia e Unitedit po synon të sjellë fonde në verë për shkak të situatës financiare dhe Marcus Rashford me Jadon Sanchon janë në radhë për t’u larguar.
Real Madridi thuhet se do të bëjë një ofertë prej 90 milionë eurosh për Fernandes, për të parë nëse klubi anglez është i hapur për të negociuar.