Telashe për Apple, Autoriteti Francez i Konkurencës e gjobit me 150 milionë euro

- Bota Sot

Telashe për Apple, Autoriteti Francez i Konkurencës e gjobit me 150 milionë euro

Autoriteti Francez i Konkurrencës vendosi një gjobë prej 150 milionë eurosh ndaj Apple për abuzim me pozitën e saj dominuese në tregun e aplikacioneve celulare, duke e akuzuar për përdorimin kufizues të funksionit të Transparencës së Gjurmimit të Aplikacioneve (ATT).

Ky funksion, i aktivizuar në prill 2021, kërkon që aplikacionet iOS të kërkojnë leje të përdoruesve për të gjurmuar aktivitetin e tyre për qëllime reklamimi. Edhe pse ATT ka si qëllim mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve, Autoriteti Francez e konsideroi zbatimin e tij si jo të nevojshëm dhe disproporcionues ndaj objektivit të privatësisë.

Apple mbrojti funksionin, duke thënë se ai ofron përdoruesve më shumë kontroll mbi privatësinë e tyre dhe ka marrë mbështetje nga konsumatorët dhe organizatat e privatësisë. Megjithatë, autoriteti argumentoi se sistemi preku veçanërisht botuesit më të vegjël, që varen nga të dhënat e palëve të treta për të mbijetuar financiarisht. Periudha e shqyrtuar ishte nga prilli 2021 deri në korrik 2023.

Pavarësisht madhësisë së gjobës, ajo është shumë më e vogël krahasuar me të ardhurat e Apple, që arritën 124 miliardë dollarë në tremujorin e fundit të vitit 2024.



Read it all at Bota Sot