E dërguan me urgjencë në spital, mësohet sa do të mungojë Loftus-Çik

- Bota Sot

E dërguan me urgjencë në spital, mësohet sa do të mungojë Loftus-Çik

Milan mori një lajm të keq pak orë para sfidës së javës së 30-të, ndaj Napolit.

Mesfushori i kuqezinjve, Ruben Loftus-Çik, i cili ishte në listë për të qenë titullar ndaj Napolit, është dërguar me urgjencë në spital, pasi është ankuar nga dhimbje të forta në zonën e barkut. Pas ekzaminimeve, u zbulua se anglezi duhej t’i nënshtrohej një operacioni urgjent të apendicitit.

Raportimet e mediave italiane thonë se ai u sëmur në hotelin ku ishte grumbulluar ekipi të shtunën në darkë, duke u ankuar për dhimbje të forta, barku përpara se të dërgohej në spital, ku iu bë edhe diagnostikimi.

Mendohet se ai do të mungojë për tri javët e ardhme.



Read it all at Bota Sot