Lojtari shqiptari nuk pret më, sulmuesi “lë” Vllazninë për Serbinë

- Bota Sot

Lojtari shqiptari nuk pret më, sulmuesi “lë” Vllazninë për Serbinë

Bekim Balaj po vuan nga një dëmtim, me sulmuesin që në duelin me Egnatia u zëvendësua që në minutën e 5-të të takimit. Fillimisht u mendua se shkodrani nuk ka asgjë serioze, por pas analizave është mësuar se vuan nga një dëmtim muskulor.

Kjo ka bërë që kapiteni i kuqebluve të mos luajë ndaj Teutës, ndërsa të mungojë edhe ditën e nesërme në sfidën që Vllaznia do të luajë me Dinamon. Takim ky i vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, që do të luhet në “Loro Boriçi” në orën 19:00.

Balaj ka udhëtuar drejt Serbisë për të vazhduar mjekimin sa më shpejt, pasi lojtari do të jetë edhe në “luftë” me kohën për rikuperimin për sfidat e fundit.

Kjo do të jetë një mungesë e madhe për Thomas Brdaric për ndeshjen  me Dinamon, me gjermanin që do të duhet sërish të gjejë zëvendësuesin e kapitenit.



Read it all at Bota Sot