Khephren Thuram është një nga transferimet e pakta të suksesshme për Juventus verën e kaluar. Dhe e ardhmja e 24-vjeçarit duket ende bardhezi.
“Seria A është një kampionat i nivelit të lartë dhe kjo është ajo që kam kërkuar.
Ne përshtatemi mirë këtu: vëllai im flet italisht të përsosur, unë jam duke u përmirësuar”, u shpreh mesfushori juventin.
“Ndeshjet janë të ndryshme, unike.
Këtu ka më shumë taktike se kudo tjetër, me një lojë që nxjerr në pah inteligjencën. Mund të them se vëllezërit Thuram janë të lumtur këtu në Itali”, tha Khephren Thuram.
Më tej, ai komentoi: “Gjithashtu, Torino më mbushi me dashuri dhe i jam mirënjohës, klubit, tifozëve dhe njerëzve që më kanë mbështetur”. Në 40 takime ku është aktivizuar këtë sezon në total, ai ka realizuar 4 gola.