Ndërsa ministri i Jashtëm i Kinës është në Moskë, homologja e tij gjermane është në Kiev dhe ka folur për marrëveshjen e mineraleve.
Annalena Baerbock tha se çdo marrëveshje për tokat e rralla me Ukrainën, duhet të jetë në përputhje me ligjin evropian.
Ajo tha gjithashtu se Evropa kishte rënë dakord tashmë me Ukrainën, që çdo marrëveshje e re duhet të jetë në përputhje me ligjin e Bashkimit Evropian.
“Në fund të fundit, ky është kontinenti ynë evropian”, tha ajo.
Ndryshe presidenti amerikan Donald Trump që nga ardhja në pushtet, ka këmbëngulur që në këmbim të vazhdimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën, Kievi duhet të arrijë me Uashingtonin një marrëveshje për ndarje të mineraleve.