Rey Manaj ishte më i miri i Superligës së Turqisë për javën e 29.
Përveçse u zgjodh në formacionin e javës ai mori notën 10 për paraqitjen në fitoren e thellë 5-1 të Sivasspor me Adana Demirspor.
2 gola brenda 4 minutave lojë dhe 2 asiste bënë që Manaj të meritonte vlerësimin maksimal nga Sofascore.
Kjo ishte ndeshja më e mirë e sulmuesit shqiptar në kampionatin turk.
Shenjë këtë fundjavë la edhe Myrto Uzuni.
Goli i tij në pjesën e parë vendosi fitoren 1-0 të Austin në fushën e St Louis. Për këtë ai u bë pjesë e stolit të rezervave në ekipin ideal të Major League Soccer, ku u bë pjesë edhe Lionel Messi.