Yjet e Real Madridit, Antonio Rudiger, Kylian Mbappe, Vinicius Jr dhe Dani Ceballos, kanë shpëtuar nga dënimet e UEFA-s, dhe do të mund të luajnë në ndeshjen e Champions League ndaj Arsenalit.
Por sipas vendimit, Mbappe dhe Rudiger mund të suspendohen nga UEFA, nëse përseritin të njëjta festime.
Sipas vendimit, Rudiger është gjobitur me 40 mijë euro dhe mund të suspendohet me një ndeshje në Champions League, nëse e përsërit veprimin e njëjtë brenda një viti.
Mbappe është gjobitur me 30 mijë euro dhe mund të suspendohet me një ndeshje në Champions League, nëse e përsërit veprimin e njëjtë brenda një viti.
Kujtojmë që UEFA ka nisur hetime javën e kaluar ndaj futbollistëve të Realit, ku thuhet se Rudiger është duke u hetuar në lidhje me një gjest të “vënës së dorës rreth qafës”, Mbappe për “prekjen e organeve gjenitale” dhe Vinicius Jr. për një “konfrontim me turmën” para dhe pas ndeshjes.
Ndërsa ofendimi i supozuar i Ceballos nuk përmendet në raportin e MARCA – megjithëse ai mund të shihej duke kërcyer përkrah Jude Bellingham menjëherë pas përfundimit të procedurave.