Asllani parakalon Fratezin në hierarkitë e Interit

- Bota Sot

Asllani parakalon Fratezin në hierarkitë e Interit

Kristjan Asllani do të jetë sot në fushë nga minuta e parë në transfertën e Interit në “Tardini” të Parmës.

Mediet italiane kanë bërë me dije se shqiptari ka fituar balotazhin me Fratezin, i cili do të shikojë ndeshjen nga stoli.

Mësohet se Simone Inzagi, me Barelën të skualifikuar për shkak kartonësh, i ka besuar pozicionin e italianit  Hakan Çalhanoglut.

Ndërsa në gabinën e regjisë do të operojë Kristjan Asllani.

Mesfushori i tretë që do të plotësojë mesfushën zikaltër dp të jetë Henrik Mkhitarjan.

INTER (3-5-2): Zomer; Bisek, Açerbi, Bastoni; Darmian, Çalhanoglu, Aslani, Mhitarjan, Dimarko; Lautaro, Thuram.



Read it all at Bota Sot