Kritikat nuk i ndahen, por ende po mbahet. Kristian Asllani ndoshta po kalon muajt e fundit tek Interi, e megjithatë pikërisht sot duhet të shfrytëzojë rastin që pritet t’i jepet.
“La Gazeta delo Sport” është e bindur se mesfushori shqiptar do të jetë titullar në sfidën e Serisë A mes Parmës dhe Interit, ndërsa zikaltërit vazhdojnë një sezon tepër të ngarkuar.
Besohet se trajneri Simone Inzagi ka vendosur ta lerë pushim yllin kryesor për këtë rol, turkun Hakan Çalhanoglu, i cili luajti në mesjavë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Milanit.
Mesjavën që vjen vjen dueli i madh në Champions ndaj Bajernit, dhe Çalha llogaritet sërish titullar, ndaj sot në orën 18:00 është radha e Asllanit.
Ylli kuqezi ka qenë titullar në vetëm 20 për qind të ndeshjeve të kampionatit këtë edicionm, duke luajtur vetëm 23 për qind të minutave.
Në total, ka 28 ndeshje përfshi edhe Championsin, Kupën dhe Superkupën e Italisë, duke thyer rekordin personal tek zikaltërit me 1162 minuta, ndërsa ka një gol e dy asiste.
Shpreson ta shtojë këtë bilanc deri në fund.
Asllani ka pasur shumë ulje-ngritje këtë vit, duke kombinuar paraqitje të mira, me zhgënjime, diçka që e thotë edhe ish-zv. trajneri i Shqipërisë, Serxho Porrini.
Sipas ish-ndihmësit të Edi Rejës, 23-vjeçari nuk e ka treguar potencialin që ka, nuk e ka entuziazmuar siç priste, dhe e këshillon që të shkojë më mirë në një ekip tjetër të Serisë A, ku të mundë të luajë rregullisht dhe të jetë protagonist.