Besa i jep goditjen e madhe dhe tani ëndërron Superioren

- Bota Sot

Besa i jep goditjen e madhe dhe tani ëndërron Superioren

Në Kategorinë e Parë ka shumë emocione të mëdha sa i përket vendit të dytë që do të marrë biletën direkte për në Superiore. Vora e ka siguruar me kohë kalimin në elitën e futbollit shqiptar, por gjithë lufta bëhet për vendin e dytë.

Në fillim të sezonit ishte Besa e Kavajës që mori epërsi, më pas kjo skuadër nisi gabimet radhazi dhe përfundoi në vendin e tretë.

Flamurtari i vendit të dytë kishte një epërsi të madhe ndaj Besës, madje vlonjatët bën edhe disa gabime nga ku Besa nuk përfitoi. Por diferenca u ul në javët e fundit dhe sot në finalen e parakohshme, Besa e ka mundur në transfertë Flamurtarin me shifrat 0-2.

Pas kësaj fitore, Besa i afrohet vendit të dytë me vetëm 1 pikë.

Ndërkohë vlen të theksohet se ndeshja e fundit e Flamurtarit do të jetë kundër Vorës në transfertë dhe në rast të një barazimi ose humbje aty dhe nëse Besa nuk gabon, atëherë do të kalonte në vendin e tretë. Duke parë tentativat e mëdha dhe faktin se këtë vit ishte më e sigurt se kurrë për vendin e dytë, pa harruar edhe investimet e mëdha në skuadër, nëse Flamurtari përfundon në vendin e tretë do të ishte një dështim i madh.



Read it all at Bota Sot