Ylli i Barcelonës, Raphinha, humbi plotësisht kontrollin pas barazimit të skuadrës katalunase ndaj Betis mbrëmë 1-1, gjë që u vu re nga shumë shikues në stadium.
Fillimisht Robert Lewandowski u përpoq ta qetësonte dhe më pas lojtarët e tjerë që qëndruan mes tij dhe ndihmës arbitrit për të parandaluar konfliktin e mëtejshëm.
Ai është nisur drejt dhomës së zhveshjes ku është pritur nga Hansi Flick i cili ka dashur ta përshëndesë dhe ta qetësojë, por braziliani nuk ka dashur as ta dëgjojë dhe ka ikur sa më shpejt nga përqafimi i tij.
Gjithçka vazhdoi rrugës për në dhomën e zhveshjes, ku rolin kryesor e kishte kapiteni i skuadrës, Marc-Andre ter Stegen, me të cilin braziliani pothuajse u përplas fizikisht.
Gjermani u përpoq ta qetësonte, por Raphinha as që donte të dëgjonte për një mundësi të tillë dhe vendosi t’i hiqte dorën Ter Stegenit.
Në fund, Ter Stegen dhe Flick e shoqëruan atë në dhomën e zhveshjes dhe parandaluan një incident të madh, gjë që mund të shihet në videon e bashkangjitur tekstit.
“Ai ishte i inatosur me mua, jo me gjyqtarët dhe më bërtiti”, komentoi Flick me ironi për incidentin me lojtarin më të mirë në fund të lojës.
Të kujtojmë se Barcelona barazoi me Betisin, ishte 1:1, kështu që skuadra katalunase e rriti avantazhin ndaj Realit, i cili tani arrin në katër pikë.