Shkëndija në Kavadar ndaj Tikveshit, Tamba synon fitore

- Bota Sot

Shkëndija në Kavadar ndaj Tikveshit, Tamba synon fitore

Shkëndija të dielën përballë Tikveshit në Kavadar zhvillon duelin e xhiros së 26-të të elitës së futbollit të Maqedonisë në kërkim të tjetër rezultati pozitiv që do të na ofronte edhe një hap pranë realizimit të objektivit, kthimin e titullit kampion në Tetovë.

Përballja me Tikveshin nuk do të jetë e lehtë, por sulmuesi Fabrice Tamba beson se kuqezinjtë do të marrin rezultatin e dëshiruar. 

Ndeshja Tikveshi-Shkëndija luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Kavadar me fillim në orën 15:00. 

…përgatitja…

Fabrice Tamba: “Po, gjatë pauzës ne bëmë përgatitje shumë të mira, ekipi punoi shumë fortë dhe mendoj se tani ne jemi të përgatitur për gjithçka. Jemi të gatshëm të luajmë kundër gjitha skuadrave në Ligë. Dhe mendoj se gjithçka do të jetë ok.”

…Tikveshi…

Fabrice Tamba: “Është normale, sepse Tikveshi është duke luftuar të qëndrojë në Ligë dhe ne luftojmë për titullin. Prandaj mendoj se është sfidë e madhe, ata garojnë për diçka dhe ne gjithashtu garojmë për diçka, por diçka më të madhe, sepse ne luftojmë për titullin. Kemi parë herën e fundit nuk ishte e lehtë.

S’mund të them se ishte ndeshje e vështirë, por nuk ishte ashtu si pritëm ne. Fituam ndeshjen 1:0, pra mendoj sigurisht se secili e din se nuk ishte e lehtë, por ne fituam.

Por mendoj se pavarësisht se s’ishte ndeshje e lehtë herën e fundit, nesër si që ju thash është një sfidë e re për ne, sepse ne luftojmë për titullin, mendoj se do të japim gjithçka dhe ne do ta fitojmë ndeshjen sot.” 

…shanset e humbura me Brerën…

Fabrice Tamba: “Mirë, ndeshjen e fundit s’kisha fat. Sigurisht dëshiroja të shënoj.

Doja të shënoja për ekipin sepse në momentin që hyra në lojë rezultati ishte 2:1, pra e dini, nëse në atë moment ne pranonim gol do të bëhej e vështirë për ne, sepse mund të dilte barazim 2:2. Sigurisht s’kisha fat, por tek e fundit mbase nuk ishte momenti i vërtetë.

Edhe pse nuk shënova unë, isha i lumtur sepse më e rëndësishme ishte ekipi të fitonte ndeshjen. Kjo ishte më e rëndësishmja. Shpresoj se për shanset që unë i humba herën e fundit, Zoti do të ma shpërblejë mua nesër.” 



Read it all at Bota Sot