Klubet e Katarit duan transferimin e Modriçit

- Bota Sot

Klubet e Katarit duan transferimin e Modriçit

Luka Modriç po shijon muajt e fundit me fanellen e Real Madridit.

Mesfushori kroat ka kontratë me ”mbretërit” deri në muajin qershor.

Sipas raportimeve, ka disa klube nga Katari që duan transferimin e Modriç gjatë afatit kalimtar veror.

39-vjeçari ishte i lidhur edhe vitin e kaluar me skuadra arabe, por në fund qëndroi te Reali.

Pavarësisht interesimit të klubeve nga Katari dhe skadimit të kontratës, Modric po e pret klubin madrilen për një kontratë të re, ashtu siç ndodhi vitin e kaluar.

Modric ka 13 vite që është pjesë e Realit, ku fitoi çdo trofe të mundshëm.



Read it all at Bota Sot