Pjesëtarët e njësisë ATESH të ushtrisë ukrainase kanë arritur me sukses të kryejnë misionin e sabotazhit, në hekurudhën në afërsi të qytetit Kemerovo.
Agjentët e kësaj njësie shkatërruan kabinat e transformatorëve të hekurudhës në afërsi të qytetit.
Kjo rrugë lidh objektet ushtarake siç është fabrika e municionit – duke ua vështirësuar kështu punën ushtarëve rusë në front në Ukrainë që të furnizohen me municion.
Shpërthimi ndërpreu logjistikën dhe vonoi furnizimet. ATESH theksoi se veprimet e tyre janë sistematike dhe numri i këtyre ndërprerjeve në infrastrukturën ruse të transportit vetëm sa do të rritet.
Më 28 mars, ATESH dëmtoi infrastrukturën hekurudhore në rajonin e Voronezhit, duke ndërprerë furnizimin me karburant për ushtrinë ruse.