Aeroplanët polakë u aktivizuan herët në mëngjes për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore të Polonisë.
Kjo pasi Rusia nisi sulmet ajrore që synonin Ukrainën perëndimore, njoftoi Komanda Operative e Forcave të Armatosura Polake.
“Hapat e ndërmarra kanë për qëllim ruajtjen e sigurisë në rajonet që kufizohen me zonat e rrezikut”, tha Komanda e Platformës X.
Raportohet se e gjithë Ukraina ishte nën një paralajmërim për sulm ajror.