Xherdan Shaqiri me fjalë të forta

- Bota Sot

Xherdan Shaqiri me fjalë të forta

Kapiteni i Baselit, Xherdan Shaqiri, u shpreh i ngazyllyer për golin që shënoi në fitoren me rezultat 2:0 ndaj Luganos.

Fitore e madhe që Baselin e shkëput në krye të tabelës me 55 pikë apo ka 4 më shumë se Servette pas javës së 31-të në Kampionatin e Zvicrës.

“Ky raund shkoi pa probleme për ne.

Sigurisht që ne duhej të fitonim sot dhe e bëmë këtë.

Është një fundjavë shumë e bukur.

Ne donim ti impononim futbollin tonë Luganos.

E bëmë këtë në pjesën e dytë dhe merituam të fitonim.

E dinim që Lugano do të jepte gjithçka sot. Por në fund ne ishim ekipi më i mirë", tha Shaqiri, transmeton mediumi zviceran “Blick”.



Read it all at Bota Sot