Klauzola e veçantë në kontratë, trajneri i njohur largohet nga Premier Ligë pas rekordit të padëshiruar

- Bota Sot

Klauzola e veçantë në kontratë, trajneri i njohur largohet nga Premier Ligë pas rekordit të padëshiruar

Ivan Juriç nuk do të jetë trajner i Sauthemptonit në vazhdim. Trajneri kroat ka ndarë rrugët me klubin, pas rënies nga kategoria.

Klubi i Premier Ligë i kishte vendosur klauzolë të veçantë në kontratë, që aktivizohej në rast të rënies në Championship. Juriç dështon kështu për herë të dytë brenda sezonit, pasi në fillimin e tij zhgënjeu me Romën.

Te Sauthempton vendosi dhe një rekord të padëshiruar. Klubi në fjalë u bë i pari në Premier Ligë, që bie matematikisht nga kategoria pas 31 javësh.

Kujtojmë se humbja e fundit ishte dje me rezultatin 3-1 përballë Totenhemit.



Read it all at Bota Sot