Ivan Juriç nuk do të jetë trajner i Sauthemptonit në vazhdim. Trajneri kroat ka ndarë rrugët me klubin, pas rënies nga kategoria.
Klubi i Premier Ligë i kishte vendosur klauzolë të veçantë në kontratë, që aktivizohej në rast të rënies në Championship. Juriç dështon kështu për herë të dytë brenda sezonit, pasi në fillimin e tij zhgënjeu me Romën.
Te Sauthempton vendosi dhe një rekord të padëshiruar. Klubi në fjalë u bë i pari në Premier Ligë, që bie matematikisht nga kategoria pas 31 javësh.
Kujtojmë se humbja e fundit ishte dje me rezultatin 3-1 përballë Totenhemit.