Barcelona ka tejkaluar pritshmëritë këtë sezon, me një numër lojtarësh që po paraqiten përtej nivelit të tyre gjatë sezoneve të fundit.
Sidoqoftë, ka një përjashtim ndaj këtij rregulli dhe fatkeqësisht për Ansu Fatin, ai mbetet jashtë planeve të klubit.
Blaugranasit ishin të gatshëm ta lejojnë Fatin të largohet në huazim gjatë afatit të janarit, teksa në verë ishte një mundësi reale kalimi i tij në Superligën e Arabisë.
Klube si Real Betisi, Sevilla dhe Girona supozohej se ishin të gatshme të bëjnë një ofertë për 22-vjeçarin, por ai vendosi që të qëndrojë dhe të tentojë ta bind Flickun se meriton më shumë mundësi.
Kampi i tij raportohet se janë të frustruar me trajtimin që tekniku gjerman i ka bërë Fatit, por Flick ka qenë konsistent në qëndrimet e tij se Fati duhet të jap më shumë në stërvitje në mënyrë që të marrë shansin të luajë.
Sipas Mundo Deportivo, situata tashmë ka arritur deri tek Fati dhe spanjolli e ka pranuar tanimë faktin se duhet të largohet për të marrë mundësitë që ai ndjen se i meriton.
Ai do t’i jap prioritet minutave para së gjithash dhe do të kërkojë për një trajner i cili do të ketë besim të plotë tek ai.
Sulmuesi i Barcelonës ka qenë i zhgënjyer me Flickun dhe klubin madje ishte raportuar se gjatë kohëve Fati ka pasur paraqitjet më të mira në stërvitje, por klubi kishte zgjedhur që të vinte në pah lojtarë të tjerë në rrjetet sociale.
E përditshmja katalanase gjithashtu shton se klube si Ajax, Porto, Besiktas dhe Borussia Dortmund që të gjitha kanë qenë më parë të interesuara për një marrëveshje të mundshme për Fatin.