Një ngjarje e papritur ka tronditur opinionin publik, kur një vajzë nga Ferizaj, e cila ishte raportuar e zhdukur, është gjetur në Gjakovë. Ajo ka shpjeguar se gjatë kohës që ka munguar, është martuar dhe ka vendosur të mos kthehet më te familja e saj, raporton Gazeta Sinjali.
Vajzë u raportua e zhdukur më 20 mars në Ferizaj, nga babai i saj.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali ajo tashmë është lokalizuar në një fshat të Gjakovës.
Sipas deklaratës së saj, të cilën e ka mësuar Gazeta Sinjali nga burimet e saja brenda Policisë, e reja 21-vjeçare, ka deklaruar se është martuar.
Ajo ka thënë se ka shkuar me dëshirën e saj tek i dashuri i saj në Gjakovë dhe se më nuk kthehet te familja e saj në Ferizaj.
Sikur prindi i saj, edhe vajza janë intervistuar nga Policia, duke i dhënë fund hetimeve për zhdukjen e saj.