Ishte raportuar si zhdukur – vajza gjendet në Gjakovë, thotë se u martua

- Gazeta e Prizrenit

Ishte raportuar si zhdukur – vajza gjendet në Gjakovë, thotë se u martua

Një ngjarje e papritur ka tronditur opinionin publik, kur një vajzë nga Ferizaj, e cila ishte raportuar e zhdukur, është gjetur në Gjakovë. Ajo ka shpjeguar se gjatë kohës që ka munguar, është martuar dhe ka vendosur të mos kthehet më te familja e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Vajzë u raportua e zhdukur më 20 mars në Ferizaj, nga babai i saj.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali ajo tashmë është lokalizuar në një fshat të Gjakovës.

Sipas deklaratës së saj, të cilën e ka mësuar Gazeta Sinjali nga burimet e saja brenda Policisë, e reja 21-vjeçare, ka deklaruar se është martuar.

Ajo ka thënë se ka shkuar me dëshirën e saj tek i dashuri i saj në Gjakovë dhe se më nuk kthehet te familja e saj në Ferizaj.

Sikur prindi i saj, edhe vajza janë intervistuar nga Policia, duke i dhënë fund hetimeve për zhdukjen e saj.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit