Topi i Artë në vitin 2005 dhe ylli i Barcelonës, Milanit dhe Paris Saint Germain, Ronaldinho kurorëzon trashëgimtarët e tij që me siguri do të jenë protagonistë në Ligën e Kampionëve. Mbi të gjitha Ousmane Dembelé dhe Lamine Yamal.
Në një intervistë për “LEquipe”, braziliani, tashmë 45 vjeç, foli me superlativa për talentin e ri të Spanjës dhe Barcelonës duke e cilësuar si "një talent të parakohshëm".
"Më pëlqen ta shoh atë edhe për aftësinë e tij për të shpikur. Sigurisht, ai duhet të konfirmojë veten, por do të jetë i mrekullueshëm. Jam i sigurt për këtë", u shpreh fillimishr Ronaldinho.
Ronaldinho e ndjek edhe PSG-në gjithashtu: "Ata kanë Ousmane Dembélé në ekip. Më pëlqen shumë. Ai ka pak stil brazilian. Ai ngatërron, shpik, provokon. Shpesh është i palexueshëm dhe shënon shumë gola - shpjegon ai - Ai po zbulohet, duke marrë një rol të ndryshëm nga ai i PSG-së në Barcelonë vitin e kaluar apo edhe nga ai i kaluar.”, ka theksuar Ronaldinho.