Alara Shehitler vendos të mbajë emrin në fanellë

- Bota Sot

Alara Shehitler vendos të mbajë emrin në fanellë

Alara Shehitler është njëra prej futbolisteve më të talentuara të Gjermanisë dhe në javët e fundit flitet se mund të grumbullohet për Europianin që do të mbahet në Zvicër.

Me kalimin e javëve ajo ka arritur që të fitojë edhe një vend titullareje edhe në ekipin e parë të Bajernit të Mynihut.

Brenda fushe për 18-vjeçaren gjithçka po shkon shumë mirë ndërsa jashtë saj duket se ka patur nevojë që të ndryshonte diçka. Sipas portalit “20min.ch” futbollistja turke këtë sezon mban emrin në fanellë pasi mbiemri i saj (Shehitler në turqisht do të thotë martir) për arsye evidente është përdorur në rrjetet sociale për propagandë ose me humor.

Kjo situatë ka detyruar futbollisten që të kërkojë leje pranë UEFA-s për të mbajtur në fanellë emrin. Miratimi i dhënë nga UEFA ka bërë që tashmë Alara të jetë e para lojtare e Gjermanisë, e cila mban në fanellë emrin dhe jo mbiemrin.



Read it all at Bota Sot