Çmimet më të larta në histori - nis shitja biletave të finales së Champions-it

- Bota Sot

Çmimet më të larta në histori - nis shitja biletave të finales së Champions-it

UEFA ka publikuar zyrtarisht çmimet e biletave për finalen e Champions League, që do të zhvillohet në stadiumin "Allianz Arena" të Mynihut më 31 maj.

Çmimi më i ulët për një vend në stadium është 180 euro, ndërsa bileta më e shtrenjtë do të kapë shifrën e 960 eurove. Sipas gazetës prestigjioze “Marca”, këto janë çmimet më të larta ndonjëherë për një finale të Champions League.

Të dyja ekipet finaliste do të kenë në dispozicion nga 18.000 bileta secili, të cilat do të shpërndahen përmes klubeve përkatëse te tifozët. Ndërkohë, shitja e lirë për publikun e gjerë ka nisur zyrtarisht në faqen zyrtare të UEFA-s, ku tifozët mund të aplikojnë për bileta të finales.

Nga 64.500 vende gjithsej në stadium, 38.700 bileta do të jenë të disponueshme për tifozët neutralë dhe publikun e gjerë. Aplikimi bëhet online, përzgjedhja e fituesve do të realizohet nëpërmjet shortit, pas përfundimit të periudhës së aplikimeve.

Çdo aplikant i përzgjedhur do të njoftohet me email dhe do të ketë mundësinë të blejë deri në dy bileta në kategorinë e çmimit për të cilën ka aplikuar.

Procesi i shitjes së biletave për tifozët e dy finalistëve do të koordinohet drejtpërdrejt nga klubet pjesëmarrëse, në mënyrë që shpërndarja të jetë sa më transparente dhe e drejtë.



Read it all at Bota Sot