Nesër gjysmëfinalja Shkëndija – Struga

- Bota Sot

Nesër gjysmëfinalja Shkëndija – Struga

E mërkura do të sjell ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Shkëndija dhe Struga Trim Lum do të takohen ndërmjet veti në këtë fazë, me kuqezinjtë që në këtë duel vijnë pas dy fitoreve radhazi në kampionat ndaj Brerës dhe Tikveshit, teksa nga ana tjetër kampionët në fuqi vijnë pas triumfit kundër Pelisterit.

Shkëndija nuk do të ketë në dispozicion Mevlan Adilin, i cili është i pezulluar pas kartonit të kuq të marrë ndaj Tikveshit, përderisa Kamer Qaka vazhdon rikuperimin dhe mbetet jashtë kombinimit.

Sa i përket Strugës, struganët janë larg garës për titull në kampionat dhe jashtë pozitave të Europës, teksa mundësia e vetme për dalje në Europë ju mbetet Kupa, ku do të jenë të fokusuar maksimalisht për të fituar trofeun.

Dueli ndërmjet Shkëndijës dhe Strugës do të luhet nesër në Tetovë, duke nisur nga ora 16:00, teksa në të njejtën kohë do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Vardarit dhe Brerës.



Read it all at Bota Sot