Shkëndija më e mirë edhe në pranverë

- Bota Sot

Shkëndija më e mirë edhe në pranverë

Të gjitha skuadrat zhvilluan 8 ndeshje në Maqedoninë e Veriut dhe në krye të kësaj tabele pranverore është Shkendija me 19 pikë.

Me gjashtë fitore, një barazim dhe vetëm një humbje, skuadra nga Tetova fitoi 19 pikë dhe me meritë është e para.

“Vendin e dytë e ndajnë Sileksi dhe Vardari me nga 15 pikë. Vardari i udhëhequr nga Goce Sedlloski këtë pranverë po shkëlqen. 

Megjithatë, zhgënjimin më të madh këtë pranverë e ka ende kampioni aktual, skuadra e Struga Trim Lum, e cila fitoi vetëm 10 pikë. Edhe trajneri i ri Ilço Gjorgjioski nuk arriti të “zgjojë” atë që është ndoshta skuadra më e fortë sa i përket emrave.

Gostivari është një histori e veçantë dhe nga Pelisteri pritej më shumë. Është më se e qartë se Brera tashmë mund të përgatitet për Ligën e Dytë”, shkruan mes të tjera mediumi maqedonas “Sportsport”.

Tabela pranverore

1. Shkendija 19 (12:8)
2. Sileksi 15 (17:9)
3. Vardari 15 (12:5)
4. Rabotniçki 12 (4:5)
5. Shkupi 11 (9:7)
6. Besa 11 (8:13)
7. Voska 10 (9:7)
8. Struga TL 10 (11:10)
9. Pelisteri 10 (7:11)
10. Gostivari 9 (6:8)
11. Tikveshi 8 (6:8)
12. Brera 2 (5:14)



Read it all at Bota Sot