Nënkryetari i Trepçës në futboll, Avni Haxhiu për herë të parë e ka zbuluar se një serb e ka kontaktuar, duke u interesuar që ta marrë Trepçën.
“Më kanë thirrë me bisedu për Trepçën [nga Federata ilegale e futbollit të Serbisë në Koosvë], por nuk i jam përgjigjur pasi është dashur të merrem vesh edhe me institucionet tona.
Ishte një serb që më kishte kontaktuar për të biseduar rreth Trepçës”, ka thënë Haxhiu në “Favorit”.
Veprimet ilegale të kësaj Federate i konfirmoi edhe ish-sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Taulant Hodaj, në një rrëfim ekskluziv për “Favoritin”, madje duke thënë se krimineli Milan Radoijçiq ishte kryetar i saj..