Kryeministri belg Bart De Wever tha të martën se qeveria e tij kishte vendosur t’i jepte Ukrainës një paketë të re ndihme prej një miliard eurosh (1.10 miliardë dollarë) në vitin 2025, duke shtuar se ai kishte ambicien për t’i dhënë vendit të shkatërruar nga lufta të paktën të njëjtën shumë çdo vit gjatë mandatit të tij.
Gjatë një konference për shtyp në Kiev së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ai tha gjithashtu se Belgjika do të përmbushte zotimin e saj për të dorëzuar të gjithë avionët luftarakë që i kishte premtuar Ukrainës.
“Ne do të dorëzojmë dy F-16 për pjesë rezervë këtë vit dhe sigurisht do të dorëzojmë dy avionë luftarakë vitin e ardhshëm.
Shpresojmë të bëjmë më shumë, por ne varemi nga dorëzimi i F-35. Nuk ka vonesë në Belgjikë, por F-35 ka vonesa. Sapo të arrijë F-35, F-16 largohet, është e thjeshtë,” tha Dever.