Rudi Feler zgjat kontratën me Federatën Gjermane

- Bota Sot

Rudi Feler zgjat kontratën me Federatën Gjermane

Numri një i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Nojendorf, e kishte lajmëruar pak ditë më parë se kishte arritur një akord verbal me Rudi Fëlerin për të zgjatur bashkëpunimin.

Mëngjesin e sotëm Federata Gjermane bëri me dije se 64-vjeçari kishte pranuar zgjatjen e kontratës dhe do të jetë drejtor sportiv i ekipit të parë deri në përfundim të Euro 2028.

Feler kishte pranuar detyrën në Federatë deri në fund të Europianit që u mbajt në Gjermani vitin e kaluar.

Ai u rikthyer të bashkëpunojë me oranin në fjalë duke parë vështirësitë që kishte Gjermania në fushë pas dy fushatave të dështuara (Rusi 2018 dhe Katar 2022).

Në fjalën e tij numri një i Federatës Gjermane të Futbollit la të kuptohej se nuk preferonte që të ndryshonte skuadrën fituese. “Rudi Fëler ishte dhe është një nga figurat kyçe, të cilat dërguan edhe një herë Gjermaninë aty ku e meriton. Ai është një figurë e vyer si për Kombëtaren gjermane të futbollit edhe për ne si Federatë”, tha Bernd Nojendorf.



Read it all at Bota Sot