Trajneri i Interit: Mos harroni, Bayerni ka fituar 23 nga 27 ndeshjet e fundit në Champions

- Bota Sot

Trajneri i Interit: Mos harroni, Bayerni ka fituar 23 nga 27 ndeshjet e fundit në Champions

Interi ka arritur të fitojë ndaj Bayern Munchen në transfertë në shifrat 1-2.

Zikaltërit kanë bërë befasinë e madhe ndaj gjermanëve, ndërsa menjëherë pas ndeshjes, Inzaghi ka duartrokitur ekipin në konferencën për shtyp.

“Më shumë se rezultati duhet të theksojmë llojin e lojës që kemi luajtur, si e kemi zhvilluar atë.

Është vetëm e para, pas shtatë ditësh do të jetë ndeshja e kthimit. Bëmë diçka me rëndësi në shtëpinë e një ekipi që ka fituar 23 nga 27 ndeshjet e fundit këtu në Champions League.

Nuk pushuam së besuari te fitorja pavarësisht golit të pësuar. Kam qenë me fat që gjeta këtë grup djemsh këtu te Interi. Nuk e pamë ndeshjen Bologna-Napoli pasi po përgatiteshim dhe analizonim këtë ndeshje”, tha Inzaghi.



Read it all at Bota Sot