Wirtz rikthehet në stërvitje

- Bota Sot

Wirtz rikthehet në stërvitje

Flo Wirtz është rikthyer sot të stërvitet me regjim të plotë dhe mendohet se do tëjetë gati për pjesën e mbetur të sezonit ku Leverkusen luan për titullin kampion edhe pse është gjashtë pikë larg Bajernit të Mynihut.

Talenti gjerman duket se ka lënë pas dëmtimin e pësuar në kmëbë dhe tani është gati për takimin e radhës të Leverkusen, i cili pret të shtunën në “BayArena” Unionin e Berlinit.

Sipas medieve gjermane kjo periudhë do të ishte vendimtare edhe për të ardhmen e Virc në Leverkusen. Siç dihet drejtuesit e skuadrës i ofruan talentit një kontratë të re, sipas së cilës ai do të paguhej rreth 12 milionë euro në sezon.

Por fakti se asgjë nuk ka lëvizur në këtë drejtim do të thotë se tendenca e lojtarit është për tu larguar në verë. Destinacioni më i preferuar është Mynihu, jo më kot Bajerni ka lajmëruar që tani largimin e Tomas Mulerit. Vendin e numrit 25 në skuadër pritet ta marrë 21-vjeçari.



Read it all at Bota Sot