Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, kampion në fuqi i Malit të Zi, synon finalen e Kupës malazeze.
Në gjysmëfinalet e Kupës së Malit të Zi, do të luajnë Petrovac - Deçiq AdmiralBet dhe Iskra e Mornari.
Kështu është vendosur në shortin e sotëm qi u hodh në Shtëpinë e Futbollit në Podgoricë.
Ndeshjet e para, mikpritëse janë Iskra dhe Petrovac, janë caktuar për 16 prill, ndërsa ato të kthimit më 30 prill.
Finalja e Kupës së Malit të Zi do të luhet më 29 maj.
Trofeun e Kupës vitin e kaluar e fitoi Buduçnosti, i cili këtë sezon u eliminua nga Iskra në çerekfinale.
“Sot ështl hedhur shorti për gjysmëfinale të kupës së Malit te Zi.
Ekipi ynë do të luajë ndeshjen e parë kundër ekipit Petrovac me datën 16.04.2025, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Tuz me datën 30.04.2025”, njofton skuadra shqiptare.