Xhynejt Çutra: Turbina do të qëndrojë në Kategorinë e Dytë

- Bota Sot

Xhynejt Çutra: Turbina do të qëndrojë në Kategorinë e Dytë

Ekipi i Turbinës po përgatitet intensivishtë, për takimin e play-off me Gramshin ditën e hënë në Vlorë.

Në një prononcim pëpara sfidës finale për mbijetesë, trajneri i të verdhëve, Xhynejt Çutra është shprehur:

“Na pret një përballje e fortë me fqinjët, që do kërkojmë ti mundim.

Do të jetë me një takim dhe ne shpresojmë ta kalojmë me sukses”.

“Gjendja e skuadrës është e mirë dhe kjo më bënë optimist, kështu që ne do të mbijetojmë në Kategorinë e Dytë.

I bëj thirrje tifozëve cërrikas, që të vijnë në Vlorë dhe të na mbështesin, sepse keni vevojë për ta”, -thotë Çutra.



Read it all at Bota Sot