Milani mund të mbetet pa njërin nga futbollistët e tyre më të rëndësishëm, Tijjani Reijnders.
Mesfushori holandez ka pasur një sezon të mrekullueshëm deri më tani dhe padyshim se ishte pika më e ndritshme e Milanit. 26-vjeçari në 45 ndeshje zytare deri më tani ka arritur të shënoj 13 gola, teksa ka asistuar edhe në katër të tjerë.
“Calciomercato” ka raportuar se kampionët në fuqi të Anglisë, Man. Siti kanë shfaqur interesim për transferimin e holandezit. Siti e sheh Reijndersin si zëvendësuesin adekuat të Kevin de Brujnes dhe janë gati të ofrojë deri në 60 milionë euro për të.
Edhe pse mesfushori është pjesë e rëndësishme e Milanit, një largim i tij nga “San Siro” nuk mund të përjashtohet, sidomos nëse “rossonerët” mbesin pa u kualifikuar në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.