Juventus ëndërron Osimhen

- Bota Sot

Juventus ëndërron Osimhen

Juventus duket se ka vendosur për largimin e Dusan Vlahovic në fund të sezonit. Klubi bardhezi po e sheh gjithnjë e më reale largimin e sulmuesit serb gjatë merkatos së verës, ndaj ka kohë që ka nisur kërkimet për pasuesin e tij ideal.

Ëndrra e madhe e drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” mbetet Victor Osimhen, por çmimi i lartë që kërkon Napoli për yllin nigerian ka bërë që Juventusi të kërkojë alternativa më të përballueshme financiarisht.

Sipas raportimeve të fundit nga “Gazzetta dello Sport”, sytë janë hedhur nga një emër që po shkëlqen në Serie A: Mateo Retegui.

Sulmuesi italian, që aktualisht luan për Atalantën, është në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon. Me 22 gola në 29 ndeshje kampionati, ai është golashënuesi më i mirë dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.

Retegui ka kontratë me Atalantën deri në vitin 2028, por Juventusi ka nisur kontaktet zyrtare për ta siguruar që tani. Drejtori sportiv Cristiano Giuntoli thuhet se ka intensifikuar bisedimet me klubin bergamask, me një çmim prej rreth 45 milionë euro që po përflitet për fillimin negociatave.



Read it all at Bota Sot