Skuadra angleze e do lojtarin shqiptar

- Bota Sot

Skuadra angleze e do lojtarin shqiptar

Skuadra e njohur angleze, Blackburn Rovers ka shprehur interesim serioz për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Eliot Bujupin.

Bujupi ka pasur një sezon fantastik te skuadra e dytë e Stuttgartit duke u ftuar disa herë edhe te ekipi i parë, sidomos në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Ekipi që bën gara në Championship dëshiron Bujupin, por kjo do jetë e vështirë, pasi klubi gjerman nuk e ka ndërmend ta shesë aq lehtë talentin nga Kosova.

Bujupi ka shënuar 18 gola gjatë këtij sezoni në të gjitha garat dhe me të gjitha grupmoshat që ka luajtur.

Ai ka kontratë vetëm deri në fund të këtij sezoni, por që pritet të vazhdojë me Stuttgartin.

Momentalisht Bujupi është i lënduar dhe po mungon që disa javë.



Read it all at Bota Sot