Antonio Rudiger do të jetë një nga mungesat në listën e Gjermanisë për ndeshjet e qershorit, pasi mbrojtësi është ende duke u rikuperuar nga një ndërhyrje kirurgjikale.
Por në konferencën për mediat, trajneri Julian Nagelsman ka folur edhe për mbrojtësin e Real Madrid, pasi u pyet rreth sjelljes së tij në “El Clasico” të humbur ndaj Barcelonës ku gjuajti gjyqtarin dhe u ndëshkua me të kuq edhe pse ishte në pankinë.
“Sigurisht në kishim shumë biseda rreth ngjarjes. Ai e di opinionin tim që ishte gjë e gabuar dhe jo e mirë. Dhe ai ka arritur kulmin me të, e di këtë. Rudi e tha edhe vetë dhe unë ia përsërita”, ishte qëndrimi i qartë i trajnerit të Gjermanisë.
“Mendoj se e ka thënë dy herë që ishte e gabuar, që ishte një gabim.
Dhe kjo as nuk diskutohet. Edhe ai e di që nuk mund të ndodhë më. Përndryshe thjesht do të ketë pasoja shumë më të mëdha. Ne kemi qenë shumë të qartë me të rreth kësaj çështje.
Megjithatë, është ende e rëndësishme që të lejojmë njerëzit të bëjnë gabime.
Dhe nëse kërkojnë ndjesë, në një moment kjo gjë kalon. Ka shumë moralistë, por në një moment të caktuar, duhet të pranojmë ndjesën dhe t’i japim mundësinë të bëjë më mirë. Dhe ai tani është te faza e kësaj mundësie.
Pasi kjo fazë të kalojë, ne presim sjellje më të mirë në të ardhmen”, tha Nagelsman.