Olmo dhe Viktor mund të luajnë për Barcelonën

- Bota Sot

Olmo dhe Viktor mund të luajnë për Barcelonën

Dani Olmo dhe Pau Viktor vazhdojnë të jenë dy emrat më të lakuar në futbollin spanjoll, jo për atë që po bëjnë brenda fushave. La Liga ka humbur ankesën e saj kundër regjistrimit të Dani Olmo dhe Pau Viktor nga Barcelona .

Kjo do të thotë se lojtarët tani janë të liruar për të luajtur deri në fund të sezonit.

“Është vërtetuar qartë dhe në mënyrë të pamohueshme gjatë gjithë procesit, pas shqyrtimit të argumenteve të palëve, se Komitetit të Monitorimit i mungonte juridiksioni për të vendosur mbi miratimin paraprak dhe licencën e kërkuar nga FC Barcelona”.

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, kritikoi vendimin e organit qeveritar për të lejuar lojtarët të mbeten të regjistruar dhe e çoi çështjen në gjykatën civile.

“Ne besojmë se vendimi i CSD-së shkel rëndë kuadrin rregullator në lidhje me kontrollin ekonomik dhe përpunimin e licencave sportive, minon interesin e përgjithshëm të garës dhe komprometon integritetin e tij të barazisë duke shkelur klubin”, deklaroi Tebas.

Megjithatë ankesa e tyre është hedhur poshtë dhe tani dy lojtarët do të jenë nën urdhrat e trajnerit Hansi Flik.



Read it all at Bota Sot