Zbulohet topi i ri që do të përdoret për finalen e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit

- Bota Sot

Zbulohet topi i ri që do të përdoret për finalen e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit

Finalja e Kupës së Mbretit 2024/25, që do të zhvillohet të shtunën, më 26 prill, mes Barcelonës dhe Real Madridit në stadiumin ‘La Cartuja’, në Sevilje, do të luhet me topin e ri të quajtur “Victoria”, siç njoftoi këtë të enjte Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF).

Pas topave “Amberes” dhe “El Primero”, të përdorur në finalet e mëparshme mes Real Madrid-Osasuna dhe Athletic-Mallorca, kjo finale klasike do të përdorë këtë model të ri nga Adidas, i frymëzuar nga titujt botërorë të fituar nga përfaqësueset e Spanjës.

RFEF shpjegon se dizajni i topit është inovativ dhe përfshin elemente që përfaqësojnë ngjyrat dhe simbolet e federatës (blu, e kuqe dhe e verdhë).

Topi është i bashkuar me teknologji termosaldimi dhe mban vulën FIFA Quality Pro, që garanton saktësi në goditje, kontroll dhe lëvizje.

Ky top do të përdoret gjithashtu në finalen e Kupës së Mbretëreshës më 8 korrik mes Barcelonës dhe Atlético Madridit dhe do të jetë topi zyrtar i të gjitha garave të RFEF për sezonin e ardhshëm.

Barcelona, që mban rekordin me 31 tituj në këtë kompeticion, dhe Real Madrid, me 20 tituj, do të përballen për herë të tetë në një finale Kupe dhe për herë të parë që nga viti 2014, kur Reali fitoi 2-1 në “Mestalla” me golin ikonik të Gareth Bale pas një sprinti të jashtëzakonshëm në krahun e majtë



Read it all at Bota Sot