Arsenali do të shpërblejë zhvillimin dhe talentin e mesfushorit Ethan Nwaneri me një rritje të konsiderueshme të pagës.
Kjo do të jetë pjesë e një marrëveshjeje të re afatgjatë me yllin e që ka ardhur nga Akademia e klubit londinez.
Nwaneri, 18 vjeç, në 31 ndeshje ku është aktivizuar këtë sezon ka shënuar 8 gola, tri prej të cilave në Premier League.
Duke reflektuar performancat e tij në fushë ai pritet të marrë një rritje të konsiderueshme të rrogës.
Trajneri Mikel Arteta ka mbetur i kënaqur nga talenti, që është përgjigjur vazhdimisht me lojëra të mira kur është aktivizuar. Edhe drejtori sportiv i “topçinjve” Andrea Berta ka shprehur vendosmërinë për të mbajtur adoleshentin.
Rritja e pagës shihet edhe si një lëvizje strategjike për të shmangur interesin nga klubet rivale. Arsenal i beson shumë xhevahirit të tij dhe kjo kontratë e re është një shenjë e qartë e besimit të vendosur tek ai.