Yllit të Chelseat ia marrin makinën

- Bota Sot

Yllit të Chelseat ia marrin makinën

Mesfushori i Chelseat, Moises Caicedo është përballur me policinë e Londrës gjatë këtyre ditëve.

Atij i është marrë makina, pasi dyshohet se e ngiste pa patentëshoferë.

Caicedo ishte duke shkuar në stërvitje në Cobham, në momentin kur u ndalua nga policia.

Nuk dihet se cila është gjoba tjetër pëveç marrjes së makinës.

23-vjeçari është një prej lojtarëve më të mirë të Chelseat gjatë këtij sezoni. Ai ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asiste në Premier League.

Kujtojmë që Chelsea e transferoi gjatë vitit 2023 nga Brightoni për shifër rekord, 116 milionë euro.



Read it all at Bota Sot