Do të luhet të dielën java e parafundit e sezonit të rregullt në Kategorinë e Parë.
Kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje nga përfundimi i sezonit, kampionati ka dhënë disa verdikte (Vora është shpallur kampione dhe është ngjitur në elitë, ndërsa Valbona dhe Erzeni kanë zbritur një kategori më poshtë), por ka ende garë, pasi nuk është përcaktuar akoma skuadra e dytë që ngjitet direkt në Abissnet Superiore (Besa apo Flamurtari) si dhe disa nga skuadrat që do të luajnë në Play Off dhe Play Out.
Java e 32-të rezervon disa përballje interesante, ku spikat sfida Besa-Vora.
Flamurtari pret në shtëpi Erzenin e vendit të fundit, ndërsa Lushnja do të luajë kundër Korabit.
Burreli-Valbona dhe Pogradeci-Kukësi janë dy ndeshjet e tjera të kësaj jave. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen të dielën në orën 15:00.