Milani do të zbresë në fushë sonte përballë Udineses, në një ndeshje të rëndësishme për objektivat e sezonit.
Kuqezinjtë synojnë me çdo kusht fitoren, ndërsa trajneri Sergio Conceicao pritet të vijojë me eksperimentet në formacion, siç ka ndodhur shpesh këtë edicion.
Në mungesë të Kyle Walker, tekniku portugez ka testuar një mbrojtje me tre qendrorë: Tomori, Gabbia dhe Pavlovic.
Krahët do të mbulohen nga Theo Hernandez dhe i riu Alex Jimenez, në një modul 3-4-2-1.
Në repartin ofensiv, Tammy Abraham do të udhëheqë sulmin, i mbështetur nga Christian Pulisic dhe Rafael Leao në rolet e mesfushorëve ofensivë. Dueli Udinese-Milan do të zhvillohet të premten në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:45.